Një mjet ka dalë nga rruga paraditen e sotme e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta një çift bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit në aksin Bulqizë- Qafë e Buallit, ku 58-vjeçari A. I duke drejtuar mjetin e tij tip Opel ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ai dhe bashkëshortja pasagjere, Z.I., 52 vjeçe.
Bashkëshortët nga Durrësi po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tch
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...