Ky është momenti rrëqethës kur dy persona që ishin në një motoçikletë përplasen drejtpërdrejt me një veturë, ku nga goditja e fortë që të dy fluturojnë mbi veturë dhe përfundojnë në tokë – megjithatë është mrekulli se si arritën të ngriten në këmbë pa ndonjë lëndim serioz.
Aksidenti i tmerrshëm që ka ndodhur në Vynohradiv të Ukrainës është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy burra në një motoçikletë kur befasisht përplasen drejtpërdrejt me një veturë të tipit Mercedes, transmeton Telegrafi.
Por, ishte shoferi i veturës së zezë që befasisht ktheu veturën në anën e majtë, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme shoferit të motoçikletës që të reagon për ta shmangur goditjen.
Pasi që fluturojnë mbi veturë dhe përfundojnë në tokë, njëri prej tyre ngritet me shpejtësi në këmbë për t’u konfrontuar me shoferin e veturës. Ndërkaq e gjithë ngjarja u zhvillua pak metra nga trotuari ku një kalimtar rasti për pak i shpëtoi përplasjes. /Telegrafi/
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...