Natyrisht këtë deklaratë Vuçiqi e kishte bërë në funksion dhe në shërbim të idesë së tij për të ndarë Kosovën me qëllim që të shkëpusë pjesë të veriut të saj, transmeton Koha.net. Vuçiq, madje, ngritjen e Kosovës në shpatet e Kopaonikut e kishte quajtur sqep të Kosovës në brendi të Serbisë dhe ishte angazhuar për heqjen e këtij “sqepi” duke e marrë këtë territor.
Gjurmëve të deklaratave të krenarit të Serbisë, sot kishin shkuar reporterët e TV Prva.

Ata nga Kopaoniku, Leposaviqi e Beogradi, siç përcjellë b92, , kanë zbuluar si është krijuar kufiri Kosovë- Serbi (në medie serbe quhet vijë administrative) si dhe deri ku arrijnë kompetencat e ushtrisë serbe në këtë mal që i ndan dy vendet.
“Kjo dylbi në majë Kopaoniku gjendet në tre kufijtë e tri komunave serbe. Tash është e kthyer nga komuna e Brusës, kur shikoni këtej, shihni komunën Rashkës, e nga kjo anë e shihni komunën e Leposaviqit e cila gjende në Kosovë”, thotë njëri reporter.
“Gjendemi në vendin Jeçmishte, në skajin e veriut të Kosovës, në Leposaviq . Prapa është qafa malore e komunës së Rashkës. Këto vikendica banimi janë në Kopaonik, por ato nuk gjenden në Serbi veçse në Kosovë. Dhe po u rrotulluam vetëm pak, do ta shohim Majëne Pançiqit”, thotë reporteri tjetër.
Në këtë storie televizive flasin banorë serbë nga Kosova të cilët ndër të tjera thonë se Serbia shtrihet nga Kopoaniku deri në Mitrovicë.


PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...