Mërgimtari nga Gjilani, Ibrahim Matoshi, i cili po kthehej në Gjermani, shtetas i të cilës është, vazhdon të mbahet nga autoritetet serbe, të cilat e arrestuan të hënën porsa kishte hyrë në territorin e Serbisë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë.
Vëllai i tij, Musli Matoshi, ka thënë se familjari i tyre sipas mbrojtësit të tij vazhdon të mbahet në ndalim, “deri në vendimin final”.
“Me sa kuptuam lënda tanimë ka kaluar ne shqyrtim ne shkalle tjetër per shqyrtim ne gjykatën speciale…!”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Musli Matoshi.
Ai ka shfaqur shpresën se lënda e vëllait të tij të trajtohet sa më shpejt dhe të vërtetohet pafajësia e tij.
Mërgimtari Ibrahim Matoshi është arrestuar të hënën nga Policia serbe porsa ka kaluar pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas familjarëve të tij, Ibrahimi po kthehej në Gjermani, duke ndjekur të njëjtën rrugë përmes të cilës kishte ardhur.
Familjarët thanë se nuk i dinin arsyet e arrestimit të Ibrahim Matoshit.
Pas arrestimit të Matoshit ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila ka kërkuar nga Beogradi të ndalë politikat e Millosheviqit.
Sipas MPJ-së, Ibrahim Matoshi është arrestuar për shkak të një lënde të vitit 1999.
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...