Përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të mbrojë idenë e tij se duhet të bëhet korrigjimi i kufijve me Serbinë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është duke kryer punën e saj për mbledhjen e fakteve nga terreni sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë.
Ky komisioni deklaron se ka gjetur materiale e dëshmi që në start.
Në një prononcim për Indeksonline, kryetari i saj, Shpjetim Bulliqi ka thënë se çështja e mbledhjes së fakteve për këtë proces ka nisur dhe vazhdon ende.
Sipas tij, ka të dhëna që duhet siguruar pasi ka shumë nga ato që i ka plaçkitur Serbia.
“Çështja e mbledhjes se fakteve për vijën kufitare me Serbinë është proces i nisur dhe vazhdon. Nuk është se nuk ka materiale qysh ne start, sepse kemi të bëjmë me vijë ndarëse për mbi 5 dekada. Pra të dhënat janë, ka edhe të dhëna qe duhet siguruar, sidomos ato qe i ka plaçkitur Serbia, krejt kjo në mënyrë qe të ketë saktësi më të madhe”, ka deklaruar Bulliqi.
Për momentin ai thotë se nuk mund të veçon diçka nga këto të gjetura. Mirëpo, shton se kurdo që kërkohet diçka specifike nga ta, Komisioni do të veprojë.
“Siç e thashë me parë të dhënat/faktet janë, datojnë bukur moti, dhe mbulojnë çdo sektor që e definon territorin e një shteti. Nuk mund te veçoj diçka në këtë moment, mirëpo kurdo që na kërkohet diçka më specifike ne do të veprojmë”, ka shtuar Bulliqi.
Ndryshe, ky Komision ka nisur me mbledhjen e fakteve nga tereni për demaskimin e kufirit me Serbinë, me kërkesë të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. /Indeksonline/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4