Për 4,4 për qind zvogëlohet blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur rritje për 14 për qind, ndërsa te shitja e prodhimtarisë vetanake zvogëlim për 16,5 për qind.
Rritja e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur te bimët industriale, pemët, bagëtitë, shpezët, vezët dhe qumështi, ndërsa zvogëlim te drithërat, bimët kopshtare, bimët foragjere, pijet alkoolike, prodhimet e qumështit dhe peshku.
Shpërndarja mujore e vlerës së shitblerjes të prodhimeve bujqësore tregon zvogëlim në muajin prill dhe maj, derisa në qershor është vërejtur rritje e vlerës./Telegrafi
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Zbulohen preparate të padeklaruara për trajtimin e flokëve n...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh