Ai ka bërë thirrje që çdo rast të raportohet.
“Nuk flasim për mbrojtjen e investitorëve. Nuk flasim për dështimet në sistemin e arsimit. Pra, d.m.th., është shumë e rëndësishme që qytetarët duan që politikanët të kenë fokus atje, duhet të kërkojnë që politikanët të marrin përgjegjësi për çështjet kombëtare, por më shumë të shfrytëzojnë retorikën për procese të brendshme”, është shprehur për Frontal O’Connell.
Ai ka vënë dyshime edhe te pasuria e shumë politikanëve në Kosovë.
“Çështja e pasurisë së pashpjegueshme në Kosovë është çështje që mund të krijohet. Fatkeqësisht, sjelljet e qytetarëve të Kosovës na tregojnë që ata pranojnë kriminalitetin në politikë. Nëse dini që një parti është e përfshirë në krimin e organizuar atëherë ata e përkrahin këtë. Nëse e përkrahni dikë që është kriminel, atëherë ju jeni pjesë e një rrjeti kriminal”, ka thënë ai.
Madje, ai ka thënë se qytetarët duhet të ndihem përgjegjës për situatën të cilën po ndodhë. O’Connell ka bërë të ditur që ndryshimi është në duart e secilit qytetar të Kosovës.
“Kulturën e Kosovës e kuptoj shumë mirë. Por ata duhet të ndihen përgjegjës se çfarë po ndodh në këtë vend”.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë