I gjithë opinioni italian dhe botëror është i tronditur, që kur u shemb një urë në Gjenova të Italisë, me çaka humbën jetën 35 persona.
Dhjetëra të tjerë janë të lënduar ndërsa nuk hidhet mundësia që numri i të vdekurve të rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në rrjetin social Twiter ka dërguar mesazh ngushëllimi deri tek familjarët e personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.
“Ngushëllimet e mia të thella për tragjedinë në Gejnova. Humbje e dhimbshme. Mendimet tona janë me familjarët që kanë humbur të afërmit dhe të gjithë tjerët të prekur. Bëhuni të fortë”, thekson Dimitrov.
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...