Kryetari i Komisionit Shtetëror të Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odalloviq pret që Gjykata Speciale për Krime Lufte të pjesëtarëve të UÇK-së të ngre aktakuza sipas fakteve që i janë dorëzuar për krime të kryera ndaj serbëve. Por, në deklaratën për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, për krimet serbe ndaj shqiptarëve ai hesht.
Siç shprehet Velko Odalloviq, i cili ka ushtruar funksione të larta në pushtetin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit në Kosovë, “bëhet fjalë për numër të madh krimesh të kryera ndaj serbëve, ndër të cilat edhe ato që kanë ndodhur nga fillmi i vitit 1998, që nga kidnapimi i xehetarëve, deri te Zoçishti, Opterusha, Retimla, pastaj vrasja e më shumë se 40 civilëve, familjeve Stoliq e Simiq, krimit në Livadicë Grackë të Vjetër si dhe krimeve të tjera për të cilat ka dëshmi përkatëse”
Ai shprehet i bindur se “herëdokurdo drejtësia do të bi në vend për viktimat serbe dhe se është e rëndësishme të sanksionohen përgjegjësit për krime të kryera në rajon, të cilët, sipas tij, ndodhen në funksione me përgjegjësi jo vetëm në territorin e Kosovës e Metohisë, por edhe në disa republika të tjera të ish-Jugosllavisë”.
Odalloviqit duket as i shkon mendja të përmendë dhjetëra masakra e dhjetëra mijë viktima civile shqiptare të forcave të dërguara nga Serbia në Kosovë, të cilat tronditën asokohe botën, e as dëbimin e mbi një milion shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, rikujton Koha.net, që nuk amnistojnë krimet eventuale ndaj civilëve serbë.
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...