Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër më fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, janë ndjerë në disa qarqe të vendit, por kanë shkaktuar edhe dëmtimin e disa banesave.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë 12 banesa të dëmtuara në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj. 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, si edhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë Bulqizë.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.
“Specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit”, thuhet në njoftimin e MM./Top Channel
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...