Zyrtarët në Kaliforni paralajmëruan se para shtatorit nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë zjarrin më të madh në historinë e shtetit, që ka djegur tashmë një sipërfaqë në madhësinë e Los Anxhelosit.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,217 kilometrash katrorë.
Ekipet që përfshijnë edhe zjarrfikës nga jashtë vendit prenë linjat elektrike për të shmangur përhapjen e zjarrit. Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë kishte parashikuar se flaka do të vihej plotësisht nën kontroll më 15 gusht, por tani thuhet se do të jetë 1 shtatori.
Në Kaliforninë jugore, autoritetet kanë arrestuar një 51 vjeçar i dyshuar për zjarrvënie të qëllimtë në pyllin kombëtar të Cleveland-it që ndodhet në jug të Los Anxhelosit.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...