Arabia Saudite ua ka ndaluar të gjithë shtetasve të vet marrjen e trajtimit mjekësor në Kanada si ndëshkim diplomatik ndaj kritikave për të drejtat e njeriut.
Riadi gjithashtu njoftoi që po koordinon transferimin e të gjithë pacientëve sauditë nga spitalet kanadeze në qendrat tjera mjekësore jashtë Kanadasë, raporton agjencia saudite e lajmeve SPA.
Shteti i Gjirit ndaloi dërgimin e pacientëve në spitalet kanadeze “sipas direktivave të lidershipit”, thuhet, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është ende e qartë se sa pacientë sauditë do të preken nga ky vendim.
Arabia Saudite dëboi ambasadorin e Kanadasë, thirri prapa të dërguarit e vet dhe shkurtoi lidhjet tregtare me Kanadanë, pasi kjo e fundit publikisht denoncoi një goditje ndaj aktivistëve të të drejtave në Mbretërinë e Gjirit në Twitter./Arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”