Largimi i Valon Behramit me anë të një telefonate të vetme ka shkaktuar probleme të mëdha në Zvicër dhe në ekipin përfaqësueses të këtij vendi.
Trajneri Vladimir Petkoviq, ditën e hënë ka marrë në telefon mesfushorin me prejardhje nga Kosova, duke i thënë se më nuk llogarit në shërbimet e tij në ekipin e Zvicrës.
Në reagimin e parë të tij, Valon Behrami ka bërë të ditur se vendimi për ta larguar në atë mënyrë, ka qenë vendim politik dhe aspak sportiv.
I ashpër në reagim ka qenë edhe babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, duke thënë djali tij nuk e ka merituar këtë pas shërbimit të gjatë në ekipin e Zvicrës.
Në mbrojtje të madhe Behramit i kanë dalë edhe tifozët e Zvicrës, duke u ndjerë keq për largimin e tij, e njëkohësisht duke e falënderuar për kontributin.
Më i ashpër në këtë aspekt është treguar redaktori i sportit në gazetën më të madhe në Zvicër, Andre Boni, i cili ka kërkuar menjëherë largimin e Vladimir Petkoviqit nga ekipi përfaqësues
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...