Mesfushori kosovar, Valon Behrami, u përjashtua dje nga Kombëtarja e Zvicrës.
Sipas tij ky vendim ishte politik.
Mirëpo, tani mesfushori do të ketë më shumë kohë për familje.
“Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkoviç të më shikonte në sy. Por, tani do kem më shumë kohë për vajzën dhe gruan time”, deklaroi Behrami.
“Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku. Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim”.
“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë”, shtoi ai. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...