Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve po kundërshtohet si nga opozita, ashtu edhe nga drejtuesit e Qeverisë.
Ata madje e vlerësojnë të rrezikshme një ide të tillë. Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta kundërshtuar politikën e presidentit lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon ta udhëheqë fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi, por nuk po arrin assesi të gjejë mbështetje mbi deklaratat e tij lidhur me këtë proces.
Përkundrazi, pavarësisht se kreu i shtetit për disa herë me radhë ditëve të fundit ka bërë të ditur se do të diskutohet me Serbinë për korrigjim të kufijve, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar të gjitha partitë politike, pozitë e opozitë, pos PDK-së e cila nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në këtë drejtim, shkruan më tutje “Zëri”.
Megjithëkëtë, edhe deputetë të ish-partisë së tij, PDK-së, tashmë kanë dalë kundër idesë për korrigjim të kufijve.
Ndërkohë, përderisa përfaqësuesit e LDK-së kanë pohuar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe kushtetuese për ta ndalur presidentin Thaçi, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta, po qe se Thaçi do të vazhdojë ta dërgojë Kosovën drejt humnerës.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...