Në javët e fundit të afatit kalimtar gjërat gjithmonë vetëm sa bëhen më interesante.
Këtë herë është Serie A liga që ka marrë vëmendjen në tregun e transferimeve.
Lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar janë Luka Modric dhe Sergej Milinkovic-Savic, njëri për kalimin te Interi, e tjetri te Real Madridi.
Por, që kjo të ndodh, super agjenti Jorge Mendes ka përpiluar një plan.
Ai dëshiron që Reali të blejë mesfushorin e Lazios, Savic, e kështu pastaj klubi nga kryeqyteti italian të blejë klientin e tij nga Interi, Joao Mario.

Me blerjen e Savic nga Lazio, Los Blancos do të ishin në një farë mënyre të detyruar të shisnin Modricin, kjo për t’i bërë vend në formacion mesfushorit të ardhur nga klubi italian.
Në letër duket një plan që do të kënaqë të gjithë, por sa do t’ia arrijë Mendes, mbetet të shihet./Telegrafi
https://twitter.com/Sport_Mediaset
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje