Një sherr për motiver banale ka rezultuar në një plagosje të rëndë, e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bllatë të Maqellarës.
41 vjeçari Resmi Dida ka nxjerrë thikë dhe ka tentuar të vrasë shtetasin me incialet E.K, 31 vjeçar. Tentativa e 41 vjeçarit ka rezultuar në plagosjen e rëndë të shtetasi në fjalë, i cili e ka marrë goditjen në qafë.
Më tutje Resmi Dida është larguar duke përfituar edhe nga errësira. Mirëpo këtë të shtunë policia ka arritur ta gjejë dhe prangosë 41 vjeçarin, i cili është kapur në afërsi të fshatit Luzni në Dibër.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan