Interi thuhet se do t’i ofroj superyllit Luka Modric një kontratë katër vjeçare me një pagë prej 11.5 milionë euro për sezon.
“Nerazzurrët” kanë si shënjestër kryesore mesfushorin e Real Madridit për pjesën e mbetur të merkatos së transferimeve verore, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez mbrëmjen e kaluar deklaroi se nuk do t’i lejojë kapitenit të Kroacisë të largohet për asnjë tarifë më të vogël se shifra astronomike prej 750 milionë euro.
Megjithatë, gazetari Gianluca Di Marzio raporton se pozita e Perezit mund të zbutet kur të takohet sy me sy me Modricin pas këtij vikendi.
Dyshja thuhet se kanë raporte të shkëlqyera dhe një marrëveshje është e mundshme nëse 32-vjeçari shpreh dëshirë të largohet nga Bernabeu./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...