Pas një debutimi fantastik, Alvaro Odriozola ka shpjeguar se çfarë do të thotë për të që të bartë fanellën e Real Madridit.
Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë kundër Manchester United dhe Dani Carvajal duhet të ndihet nën presion, transmeton portali arbresh.info.
“U ndjeva mirë, ishte një natë e paharrueshme”, u ka thënë qendërmbrojtësi gazetarëve. “Debutimi te Madridi është mahnitës, përmbusha ëndrrën time”
Ndeshja e parë para-sezonale e ‘Los Blancos’ erdhi shumë shpejtë, por talenti i ri është i gatshëm.
“Po, është e vërtetë që kalendari është shumë i ngjeshur, por ne duhet të adaptohemi dhe të punojmë”, shpjegoi ai. “Ne jemi duke u përgatitur për një sezon të vështirë, me shumë sfida dhe ne dëshirojmë të luftojmë për të gjithë titujt”
Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas i ishte dhuruar shiriti i kapitenit./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...