Sezoni i ri i garave i Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll, do të nis më 18 gusht.
Kështu ishte vendosur muaj më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK-së).
Gjersa FFK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të hedhet shorti për sezonin e ri të ligës elitare të Kosovës.
“Nesër në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së futbollit të Kosovës
Theksojmë se shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa për Ligën e Parë në orën 13:30.
Kujtojmë se Liga e Parë dhe Liga e Dytë do t’i nisin garat e edicionit të ri më 25 gusht.
Ndryshe, Drita do të mundohet ta mbrojë titullin e fituar gjatë sezonit të kaluar gjersa Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje