Një Ronaldo tërheq tjetrin në Serie A.
Pas Juventus me CR7, tashmë është radha e Sampdoria që siguron talentin e Leeds, Ronaldo Vieira. 20-vjeçari me origjinë nga Guinea, pas dy sezoneve në Championship të Anglisë, është gati për kapërcimin e madh në karrierë.
Për mesfushorin që pritet të mbërrijë në Itali të martën, Sampdoria ka paguar 7 milionë euro. Nga ana tjetër është ftohur pista e rikthimit të Obiang, ndërkohë që Capezzi mund të qëndrojë te Empoli.
Që tani, Ronaldo Viera është pjesë e përfaqësueses U-21 të Anglisë. Mesfushori 20-vjeçar mund të jetë alternativa ndaj Obiang, ose zëvendësuesi i tij, në rast se do të finalizohet operacioni i dyfishtë në tokën britanika.
Vieira ka qenë një nga pikat e referimit të Leeds dhe për të tunduar pronarin italian të klubit anglez, Sampdoria ka ofruar rreth 7 milionë euro. Pas dy provave të dështuara me Manchester City e Hull City, e ardhmja e Vieira mund të jetë pranë ndryshimit. Të paktën emri dhe mbiemri janë dy garanci jot ë vogla.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...