Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, i ka quajtur si të pabaza shqetësime se kreu i negociatave me Serbinë, Hashim Thaçi, mund të beje veprime anti-kushtetuese.
Sipas Dacit jo vetëm Thaçi mirëpo secili individ i cili bën ndonjë lëvizje jashtë vijave kushtetuese, ka mekanizma shtetëror që ai individ të mënjanohet nga procesi.
Ai ka venë në pah se LDK-ja mundësoi zgjedhjen e Thaçit president dhe se përmes mekanizmave shtetëror edhe mund ta shkarkojë.
“Po ju them një gjë që nuk po më pëlqen në partinë time ku jam formuar politikisht, në LDK. Unë e di shumë mirë procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e parë ka pasur shumë pak vota dhe indikacionet ishin që nëse vazhdon ashtu nuk do të zgjidhet. Pikërisht është udhëheqja e LDK-së dhe deputetët që në raundin e dytë i kanë dhënë numër të mjaftueshëm të votave që të zgjidhet presidenti”, ka thënë Daci në Klan Kosova.
“Nëse e kemi pasur atë mundësi ta zgjedhim e kemi të njëjtën mundësi ta shkarkojmë me procedurë të rregullt”.
Daci ka theksuar se presidenti i Kosovës është zgjedhur nga parlamenti dhe pikërisht parlamenti edhe mund ta shkarkojë atë./klan kosova/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...