Zëvendësministri i Administratës Publike, Sami Hajdaraj thotë se gjatë 100 ditë pune i ka vizituar edhe 69 ndërtesat qeveritare të cilat i menaxhon MAP.
“.. e që aktualisht menaxhon me 69 ndërtesa duke përfshirë hapësira të brendshme 216,393.76 m2 dhe hapësira të jashtme 213,553.93m2”, thuhet në raportin e tij dërguar Kryeministrit.
Në raportin e punës së Hajdarajt, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se kanë monitoruar unët e mirëmbajtjes në këto ndërtesa qeveritare dhe se janë evidentuar disa problem në mirëmbajtje për shkak të vjetërsisë së ndërtesave e që po mundohen t’I sanojnë.
Si rrjedhojë, zëvendësministri thotë se kanë përgatitur strategjinë e re për akomodim rezidencial të Institucioneve Qeveritare 2018-2020-2025.
“Kemi zhvilluar takime me përfaqësues të RTK-së të cilët kanë kërkuar që parcela 556/5 në sipërfaqe prej 87459 m2 tu mundësohet për një projekt afatgjatë për rialokimin e RTK_së nga Qendra në Lagjen Prishtina e Re, Hajvali”. Thuhet në raport.
Ai thotë se është fokusuar në Departamentin e Standardeve dhe Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimin e Ndërtesave Qeveritare.
Hajdaraj ka listuar projektet që sipas tij kanë filluar t’i hartojnë dhe ato që kanë përfunduar.
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...