Sipas kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka filluar të shkatërrohet tërësia e pavarësisë së shteti të Kosovës.
Ai nuk ka sqaruar se si po ndodh “ky shkatërrim”, por ka shtuar se po punon shumë në ruajtjen e interesave dhe në mos humbjen e tërësishme të këtyre interesave serbe në Kosovë.
Vuçiq, megjithatë, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë se populli duhet ta dijë se nuk ka zgjidhje të mirë e të volitshme për Kosovën.
“Unë gjithmonë mbetem fajtor për të gjitha. Ndoshta dikujt i pengon se po shkatërrohet tërësia e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Unë nuk përfaqësoj interesat e shqiptarëve, por interesat serbëve. Për ne nuk ka zgjidhje të volitshme e të mirë për Kosovën, ashtu siç nuk kishte as për Krajinën dhe ku morëm më të keqen. E më mirë është të fitojmë diçka se sa të mos kemi asgjë”, ka thënë Vuçiq./Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran