Arriti të dielën vonë në mbrëmje, në terminalin privat të aeroportit “Caselle”. U shfaq me djalin më të vogël në krahë, me një bluzë me mëngë të shkurtra të bardhë dhe syze të errëta. Me trajnimin e sotëm, zyrtarisht fillon aventura bardhezi i Cristiano Ronaldos.
Një aventurë që do ta shohë kampionin portugez duke jetuar në një shtëpi luksoze në Torino. Bëhet fjalë për dy vila, me dy hyrje të veçanta, të zhytur në pyje dhe në zonën qendrore të Torinos. Shtëpia e CR7 ndodhet prapa “Gran Madre”, jo shumë larg shtëpisë së John Elkann.
Niveli i sigurisë është në nivelet më të larta, privatësia do të garantohet nga rojet dhe kamerat. Brenda ka gjithçka: nga një pishinë shtëpie te palestra gjithnjë e pranishme, sepse Cristiano do të trajnohet çdo ditë edhe në shtëpi.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...