Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Quni duke folur në Kuvend, ka thënë se nëse Haradinaj, do ta pranonte këtë detyrë do të mund të llogariste në përkrahjen e Qunit, i cili ka thënë se do të lobonte edhe te deputetët tjerë të partisë që drejton Isa Mustafa që ta përkrahin Haradinajn.
Nëse, sipas Qunit, Haradinaj nuk do ta pranonte këtë detyrë, atëherë vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje.
“Është koha që dhimbjet tona të shërohen përgjithmonë. Nëse dikush ka dhimbje nga e kaluara e tij nuk mund t’ia kalojë dhimbjen popullit të vet”, ka thënë Quni duke folur për presidentin Thaçi.
“Ai që nuk është në paqe me popullin e vet nuk mund të vë paqe me Serbinë”.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë