“Ilsole24ore” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker.
Në analizën e publikuar evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.
E në garën për drejtimin e këtyre institucioneve të rëndësishme, sipas “Ilsole24ore”, Merkel mund të lëshojë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.
“Përllogaritësja pragmatike Merkel mund të vendosë që të sakrifikojë presidencën e BQE-së, që do të përbënte detyrën e katërt financiare që mbajnë përfaqësues nga vendi i saj, një “poker asash” gjerman. Duke lëshuar drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë Kancelarja” shkruhet në artikull.
Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman për drejtimin e BQE-së ndërsa evidentohet se rrethanat e pritshme në Bashkimin Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë) mund të bëjnë që vëmendja e Gjermanisë të përqendrohet në detyrën e kreut të Komisionit Europian./Scan.tv/ Artikulli original: http://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2018-07-28/merkel-sogno-cancelliera-guidare-commissione-ue-201842.shtml?uuid=AEIrmzTF
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit