Jose Mourinho beson se transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi këtë verë është “fantastik për futbollin italian”, por shton se kampioni italian do të ketë një problem.
“Zonja e Vjetër” arriti më në fund të bind Ronaldon që të largohet nga Real Madridi pas nëntë viteve dhe marrëveshje për transferimin e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë i kushtoi atyre 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho parashikon që transferimi i njërit nga futbollistët më të mirë në botë do të rezultojë që Juventusi të bëhet edhe më dominues në Serie A këtë sezon.
Por, ish trajneri i Interit i ka dërguar gjithashtu një paralajmërim skuadrës në Torino, pasi ai beson gjithashtu që arritja e Ronaldos do t’i motivoj edhe rivalët e Juventusit në Serie A për t’i mposhtur ata.
“Ronaldo në Juventus është transferim fantastik për futbollin italian”, ka thënë trajneri i “Djajve të Kuq” për bashkëkombësin e tij.
“Zonja e Vjetër ka dominuar për shumë vite dhe tani do të jetë edhe më e lehtë me një lojtar të kualitetit të tij”
“Por, unë mendoj se kjo mund t’i shtojë motivim ekstra rivalëve të tyre. Ndoshta superioriteti i Juventusit mund t’i dhurojë një shtytje skuadrave si Milani, Roma, Interi dhe Napoli”
Ronaldo u largua nga skuadra në Bernabeu si golashënuesi më i mirë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...