Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e së enjtes në Stamboll të Turqisë. Një burrë në prag divorci ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe më pas vjehrrën e tij, të cilat humbën jetën.
Mehmet Reçit Ç., 40 vjeç, raportohet se fillimisht ka shkuar në shkollën ku e shoqja ishte nën-drejtoreshë dhe me dhunë e ka futur në makinë për ta dërguar në një adresë në rrugën Aksu. Aty e ka qëlluar me tre plumba në gjoks duke e lënë të plagosur rëndë bashkëshorten 38-vjeçare Ayçegul Ç., e cila humbi jetën në spital.
Më pas ai është nisur për te shtëpia e së vjehrrës, 58-vjeçares Fehime Kuçuk, të cilën e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Autori i vrasjes së dyfishtë u largua me shpejtësi nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen dhe arrestimin e tij.
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...