Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, drejtorin e AKI-së Shpend Maxhiunin, ud i drejtorit të policisë Naim Rexha, kanë bërë homazhe para lapidarit të heroit Enver Zymberi.
Këto homazhe u bënë për nderë të shtatë vjetorit të rënies së heroit Enver Zymberi, raporton arbresh.info.
Postimi i plot i z.Shkodra:
Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush HARADINAJ, dhe u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së z. Naim REXHA, të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, vendosëm kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Në vazhdim bëmë homazheve tek varri, dhe vizituam edhe familjen e heroit ZYMERI në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Me rastin e vizitës dhe nderimit të familjes potencuam se do t’i respektojëm dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, e me respekt të veçantë do ta përkujtojmë heroine e Kosovës Enver ZYMERI.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...