Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin, këshilltar të jashtëm politik.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se biografia dhe rrugëtimi jetësor i disa njerëzve është emërkuptim i lirisë së shqiptarëve dhe respekti për ta është dëshmi e kujdesit tonë për vlerat kombëtare e njerëzore.
“Mjeku me përvojë të gjatë, Ibrahim Demë Pozhari, i biri i patriotit të devotshëm Demë Ali Pozhari, që i ka dhënë emër idesë së shqiptarizmit, me vullnet i është vënë në shërbim Republikës së Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin e tij dhe për veprën e familjes së tij në shërbim të atdheut, e kam emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin Këshilltar të Jashtëm Politik”, ka shkruar Haradinaj.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim