Hulumtues nga Universiteti i Melburnit, kanë thënë se reduktimi i sheqerit, nuk mjafton në luftën e mbrojtjes së dhëmbëve.
Sheqeri shkakton prishjen e dhëmbëve, andaj shumë njerëz zgjedhin alternativa tjera, siç janë pijet dhe ushqimet pa sheqer.
Por, dentistët paralajmërojnë se kjo nuk është zgjidhja e duhur, në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, transmeton Telegrafi.
Kokteji i materialeve kimike dhe acideve që përmbajnë pijet pa sheqer, e kanë efektin e njëjtë si sheqeri, në prishjen e dhëmbëve.
Në studimin e bërë me 23 pije pa sheqer, është gjetur se përmbajnë përzierje acidesh, që janë shumë të dëmshme për dhëmbin.
Është gjetur se shtesat acidike dhe niveli i ulët e pH-së, shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në anamelin e dhëmbit.
Njëjtë sikur pije që përmbajnë sheqer edhe pijet pa sheqer, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme shtresës së jashtme të dhëmbit. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...