Kështu theksohet në dokumentin e Institutit amerikan Lindje – Perëndim (East West Institute), i cili në fund të qershorit i është prezantuar kreut shtetëror të Serbisë.
Në dokumentin me titull „Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor-rekomandime për diplomacinë amerikane”, siç përcjell gazeta “danas” e Beogradit, shkruan se SHBA – ja do të duhej të inkurajonte Bashkimin Europian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë në mënyrë që “të ndalet rrëshqitja e tij e ngadalshme në konflikt të ngrirë“.
„SHBA-ja duhet të jetë e gatshme të pranojnë masat rreth të cilave janë pajtuar dy palët si pjesë e normalizimit të procesit“, shkruan në dokument.
Në pjesën e dokumentit që ka të bëjë me Kosovën , shtohet se “NATO-ja do të duhej të punonte me Kosovën në zhvillimin e armatimit të lehtë për aftësi të mbrojtjes ushtarake ashtu që procesi i ndërtimit të këtyre forcave të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës ed Serbisë, por edhe në atë që Serbia në asnjë rrethanë të mos ketë të drejtë vetoje në këtë proces “.
“KFOR duhet të mbetet në Kosovë, por baza e përhershme e NATO-s ose e SHBA-së në rajon do t‘i provokonte pa nevojë Serbinë e Rusinë, shkruan në këto rekomandime për diplomacinë amerikane.
Në pjesën e rekomandimeve për Serbinë, theksohet se SHBA-ja duhet të “ripërtërijë e përforcojë marrëdhëniet me Serbinë, shtetin më të madh e më të fuqishëm të rajonit” dhe se duhet “të vazhdojë përkrahjen e anëtarësimit të Serbisë në BE me përkrahjen e pozicionit të BE-së që anëtarët e saj të rinj duhet ta harmonizojnë politikën e vet me atë të BE-së ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk e njeh Kosovën“.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit