I ka bërë 43 vjet punë në një plantacion pemësh në Zvicër, por sot nuk e gëzon të drejtën e pensionit.
Gjashtëdhjeteshtatëvjeçari Shaban Haziri për këtë stazh pune ka marrë pension vetëm tetë muaj në vitin 2016. Pensionimi i tij ishte i rregullt, pasi e kishte arritur moshën e pleqërisë, shkruan sot Koha Ditore. Por, pas kthimit të tij në Kosovë i është ndërprerë pensioni.
Ai thotë se vetë zyrtarët komunalë në Zvicër i kithin propozuar që të kthehej në Kosovë, pasi shuma e mjeteve që i merrte nga pensioni nuk ia mbulonte shpenzimet e mëdha.
Por, me kthimin e tij në vendlindje iu ndërpre edhe pensioni. Haziri thotë se është pa shkollë dhe zyrtarët zviceranë edhe kanë mundur t’ia kërkonin nënshkrimin e ndonjë dokumenti pa e ditur përmbajtjen e tij.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë