Sipas presidentit të La Ligas – Javier Tebas, superylli Cristiano Ronaldo është larguar nga Juventusi për shkak të taksave më të larta në Spanjë.
Ylli portugez u largua nga kampioni evropian për një tarifë prej 100 milionë euro në fillim të këtij muaji dhe drejtori i kampionatit spanjoll citon normën e tatimit prej 46 për qind në Itali në krahasim me Spanjën që e ka 52 për qind, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo do të fitoj më shumë në Itali sesa këtu (në Spanjë), prandaj ne jemi në një disavantazh”, ka thënë Tebas në një intervistë për ‘Marca’.
“Është një problem për ne sepse na kufizon për të garuar me një treg ndërkombëtar, pasi lojtarët do të fitojnë më shumë para neto në vendet e tjera sesa që sigurojnë këtu”
“Spanja është më e keqja nga ligat më të mëdha në aspektin e taksave, pasi lojtarët do të humbin shuma më të mëdha të hollave në krahasim me diku tjetër”
“Ne duhet të vëjmë në pyetje këtë sepse na penalizon neve në atë që kemi potencial për ta bërë”
Ronaldo u prezantua nga “Zonja e Vjetër” në fillim të kësaj jave./arbresh.info/
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës