Kryetari i komunës së Prishtinës, njëherit lideri i Partisë Social Demokrate (PSD), Shpend Ahmeti ka folur për çështjen e pagës minimale në Kosovë.
Ai ka theksuar se çështja e pagave minimale dhe punëtorëve nuk po trajtohen fare në agjendën publike.
“Paga Minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35, dhe 170 euro për ata mbi 35. Pra, në qoftë se ke fat me gjet punë, punëdhënësi mundet me të pagu 130 euro (edhe në kontrata publike) për punë që shpesh kalon 6 ditë e 40 orë në javë. Për që është minimale pajtohemi, por kjo pagë nuk mund të quhet. E as asistencë sociale nuk është sepse qytetari punon për këtë pagesë”, tha ai.
Temat si paga minimale e punëtorit, sipas tij, janë tema “jetike për qytetarët e Kosovës” dhe nuk trajtohen fare në agjendën publike. “Të luftojmë për jetë, pune e pagesë të dinjitetshme”, ka shkruar Ahmeti.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë