Vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ndaj apelimit nga Milani mund të shtyhet deri nesër.
“Rossonerët” kanë refuzuar të pranojnë vendimin për mospjesëmarrje në Evropa Ligë nga UEFA për shkelje të rregullave FFP, transmeton portali arbresh.info.
Apelimi është duke u shqyrtuar sot (e enjte) në Lausanne dhe CAS është pritur të paraqes vendimin rreth orës 18:00.
Tani, ‘Sky’ është duke raportuar që dokumentet e paraqitura nga Milani janë më të komplikuara seç pritej dhe avokatëve do t’iu duhet më shumë kohë për të shikuar tek ato.
Si rezultat i kësaj, një pushim prej 45 minutave i paraparë të mbahej ishte anuluar, por madje as kjo nuk është e mjaftueshme, kështu që vendimi pritet të shtyhet për nesër./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit