Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe Koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, Këshilltari Lulëzim Pllana dhe Zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier.
Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me Presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e Presidentit, Kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar Presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit