Didier Deschamps trajneri që udhëhoqi Francën drejt titullit të dytë Botëror do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të Euro 2020, ashtu siç parashikohet edhe në kontratën e tij.
Diçka të tillë e konfirmoi për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet, i cili përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Deschamps nga Franca, transmeton “SS”.
Ndërkohë presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me gjelat, nuk ka asnjë shans që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e kombëtares pasi te ish tekniku i Realit nuk ekziston një dëshirë e tillë, edhe në pse në futboll kurrë mos thuaj kurrë.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare