Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot në një konferencë për media rreth takimit që ka pasur dje me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Thaçi ka ripërsëritur se takimi i djeshëm ka qenë më i vështiri dhe më i shkurtri deri më tani në historinë e dialogut mes Kosovës e Serbisë, raporton arbresh.info.
Sipas tij, nuk është e lehtë të bisedohet me një president i cili deklaron se Kosova është zemra e Serbisë.
“Takimi i djeshëm ka qenë më i shkurtri në vitet e fundit por mund të them se është më i vështiri dhe më i rëndi. Nuk është lehtë të flasësh me presidentin Vuçiq i cili ende mendon se Kosova është pjesë e Serbisë, që Kosova është zemra e Serbisë. Pozicionet janë shumë të largëta mes veti. Ky pozicion i presidentit të Serbisë është larg realitetit”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka shtuar se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë mes dy vendeve sovrane dhe se duhet të ndodh njohja formale nga Serbia për shtetin e Kosovës./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1877235689008181/
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...
Dita e Holokaustit, Ambasadorja Ziv: Antisemitizmi po rritet...
Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...