Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën, kështu duke hapur rrugën për heqjen e vizave për kosovarët.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas kthimit nga Brukseli ka folur për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se ka tetë vite që qytetarët e Kosovës janë pa lëvizje të lirë, dhe se këta të fundit e kanë merituar një gjë të tillë.
“Ka tetë vite që jemi të vetmit qytetarë pa lëvizje të lirë. E kemi merituar këtë lajmë të mirë, ka qenë një punë e madhe deri këtu. Vetëm një deklarim i sotëm i komisionerit Avramapolous, do të thotë është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne”, tha Veseli.
Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë vazhdimisht për reformat në drejtësi.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi, duhet të punojmë gjithashtu me reformat në drejtësi. Jam i sigurt që Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave. Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme e cila duhet të gëzojë të gjithë, mirëpo është edhe një obligim, që në dhjetor të kemi liberalizimin e vizave”, përfundoi Veseli.
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...