Kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti ka thënë se pa marr parasysh kriterin e fundit, Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet tjera të Ballkanit.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Parlamenti Evropian është shumë pozitiv për liberalizim, por beteja më e madhe do të zhvillohet në Këshillin e ministrave.
Postimi i plotë:
Kosova do ta merr sot rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Pa marr parasysh kriterin e fundit, Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit. Qytetarët nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve. Ata duhet të paguajnë dënimin vetë dhe për këtë duhet të luftojmë të gjithë.
Duhet ta kemi parasysh që kjo nuk është fundi i procesit. Parlamenti Evropian është shumë pozitiv për liberalizim, por beteja më e madhe do te zhvillohet në Këshillin e Ministrave në vjeshtë kur për shkak te krizave me refugjatë dhe zgjedhjeve për PE shtetet janë tepër skeptike.
Vizat duhet të liberalizohen sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë. Të gjithë duhet të punojmë në lobim, jo për ti dhënë kredite kësaj qeverie që duhet të largohet sa më shpejtë, por për ti dhënë mundësi Kosovës të ndihet më e lirë dhe më e barabartë.
Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga boksierët më të mirë n...
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...