Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar popullin Çek për donacionin e dhënë me vlerë 700 mijë euro për projektin për trajtimin e ujërave të zeza në Mramor.
“Ky projekt ka vlerë dhe rendësi shumë të madhe sikurse për Mramorin ashtu edhe për tërë Prishtinën, sepse nga tani do të kemi ujë më të pastër”, ka shkruar mes tjerash deputeti Pacolli në facebook.
Në inaugurimin e këtij impianti ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli e përfaqësues nga Çekia.
Postimi i plotë i Islam Pacollit:
Shumë mirënjohës Popullit Çek, për mbështetje të vazhdueshme popullit të Kosovës. Si deputet i kësaj zone, pata kënaqësinë që sot të jem i pranishëm në inaugurimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mramor,
Ky projekt ka vlerë dhe rendësi shumë të madhe sikurse për Mramorin ashtu edhe për tërë Prishtinën, sepse nga tani do të kemi ujë më të pastër.
Falënderues ndaj Republikës Çeke për donacionin me vlerë rreth 700.000 euro
Islam Pacolli
Deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës

Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...