Pasi bëri bujë intervista e analistit shqiptar, Mustafa Nano, ku tha se serbët dhe shqiptarët janë të njëjtë, Nano shpjegon se çfarë kishte nënkuptuar me këtë lidhje që, sipas tij, kanë shqiptarët e serbët.
Nano pasi shpjegoi edhe njëherë opinionin e tij mbi lidhjen e ngushtë të dy popujve, tregoi edhe për kritikat që ai pati për festimin e golave me shqiponjë të dy futbollistëve nga Kosova që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, kur ata shënuan kundër Serbisë në Botëror.
“Shqiponja është një gjest shumë i bukur, por duhet të përdorim ku duhet”, ka thënë Nano, transmeton Express.
Sipas Nanos, ndeshja kundër Serbisë dhe nën ngjyrat e kombëtarës së Zvicres, nuk ishte situata e duhur ku dy futbollistët me prejardhje nga Kosova duhej të festonin me shqiponjë.
“Ata po luanin për një kombëtare tjetër. Nëse Shaqiri dhe Xhaka janë aq patriotë, le të zhveshin fanellat e Zvicrës dhe le të luajnë për kombëtaren e Kosovës”, ka thënë ai.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...