Rusia do të vazhdojë të ofrojë mundësinë e udhëtimit pa viza për tifozët e huaj të futbollit deri në fund të vitit 2018, ka thënë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas përfundimit të Kupës së Botës në Moskë të dielën.
Rusia i lejoi tifozët e futbollit të udhëtojnë pa viza për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me marrjen e një ID-je të tifozëve që u ishin dhënë përkrahësve me biletat e ndeshjeve.
“Unë mendoj se do ta bëjmë; për tifozët e huaj që aktualisht kanë ID-tifozësh, do t’u lejojmë atyre udhëtimin pa viza deri në fund të vitit”, ka thënë Putin.
Këto deklarata të presidentit rus po llogariten befasuese, pasi kjo do t’u mundësojë që çdo tifoz me një biletë valide të futet në Rusi.
Sidoqoftë, kjo politikë e shtetit rus ka prekur edhe kosovarët të cilët përfituan edhe mundësinë të shkojnë në këtë shtet gjatë kampionatit, pasi përndryshe Rusia nuk e njeh pasaportën kosovare.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...