Ai është një ndër aktorët më të mirë turq i cili u bë i njohur për shqiptarët në rolin e e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” dhe si Faruku në serialin “Nusja nga Stambolli”.
Bëhet fjalë për Ozcan Deniz i cili sipas mediave turke, pas lindjes së djalit të tij të parë “Kuzey”, ai ka patur disa momente të vështira pasi për fat të keq, i ati është ndarë nga jeta dy ditë më parë pa e fituar dot betejën me kancerin.
Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur.
Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.
Pak orë më vonë, aktori postoi edhe foton e të atit të ndjerë duke theksuar se ndihet shumë i keqardhur që në një kohë shumë të shkurtër, ai përjetoi ndjenja të tilla të dyzuara.
Në një kohë kur sapo përjetoi statusin e babait, iu desh të përjetonte humbjen e të atit. Gjithashtu, Kahraman falënderoi edhe fansat dhe të gjithë miqtë që e ngushëlluan për humbjen e rëndë.

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania