Një person i moshës 43-vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku i cili ndodhi sot në mëngjes në Ferizaj konkretisht në rrugën Ferizaj-Gjilan.
Policia e rajonit të Ferizajit ka sqaruar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga to me targa të huaja.
Komunikata e plotë e Policisë:
Sot rreth orës 04.25 minuta, në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë.
Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).
Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jasht rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Arbresh.info
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...