Për katër orë rresht, deputetët e Kuvendit të Kosovës po debatojnë për projektligjin për kompetencat e zgjeruara dhe konfiskimin e pasurisë.
Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i është dashur disa herë të dal në foltore që tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve përkitazi me këtë ligj.
Ai ka thënë se ky projektligj avancon politiken shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.
“Në këtë projektligj renditja e veprave penale ku parashihet konfiskimi i pasurisë janë, veprat penale të krimit të organizuar, veprat penale të korrupsionit, veprat penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale trafikimit të qenieve njerëzore, veprat penale lidhur me konfliktet të armatosura jashtë territorit të vendit, veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, veprat penale që lidhen me substancat narkotike dhe armët, veprat penale me kibernetike ,ato kundër ekonomisë së vendit, kundër pronës dhe kundër ambientit, pra kemi një listë më të gjerë të veprave penale për të cilat institucionet e sistemit të drejtësisë do të mund të ushtrojnë procedurën e konfiskimit”, ka deklaruar Tahiri.
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...