Ata janë një nga çiftet më simpatike në showbiz-in shqiptar, të cilët gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen me jetën e tyre private.
Këngëtari Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen me jetën e tyre private. Madje së fundmi janë përfolur shumë nga mediat për shkak të zënkave të tyre të njëpasnjëshme dhe ndarjeve të shpeshta.
Por Blero dhe Afrona kanë treguar se janë një çift shumë i dashuruar dhe lidhja e tyre është përforcuar edhe më shumë. Pas lajmeve për ndarjen, Afrona vjen me një deklaratë ku thotë se kanë në plan të martohen shumë shpejt.
Biondja bukuroshe është pyetur nga fansat e saj në “Instagram” se kur do i jap fund beqarisë, dhe Afrona u është përgjigjur publikisht duke zbuluar se në vitin 2019.
Gjithashtu ajo ka zbuluar se me Bleron kanë katër vite bashkë dhe se e do shumë.
E pyetur se “çfarë do kishte bërë nëse do i binte një vjehërr e keqe?”, Afrona përgjigjet: “Hahaha shyqyr që se kam vjehrrën e keqe por është loqk”. /arbresh.info/

Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...