Cristiano Ronaldo i është bashkuar Juventusit nga Real Madridi dhe drejtori i përgjithshëm i gjigantit në Serie A, Giuseppe Marotta, tani ka zbuluar se si ka ardhur deri te marrëveshja 100 milionëshe.
Juventusi dhe Real Madridi njoftuan mbrëmjen e së martës se ata kanë arritur një marrëveshje për transferimin e superyllit Cristiano Ronaldo në Torino, transmeton portali arbresh.info. Kalimi i tij ishte finalizuar pas më pak se dy javëve pasi filluan spekulimet rreth transferimit të tij dhe progresi drejtë marrëveshjes ishte jashtëzakonisht i shpejtë.
Marotta ka thënë se dëshira e Ronaldos për largim nga Real Madridi për transferim te Juventusi ishte një forcë drejtuese, ndërsa arritja e Joao Cancelos ishte një katalizator gjithashtu.
“Po, ishte një performancë e shkëlqyer ekipore”, ka thënë Marotta për gazetën italiane ‘Corriere della Seria’. “Unë jam i lumtur, jam shumë i lumtur. Protagonistët e vërtetë të kësaj skuadra janë lojtarët e Juventusit dhe aksionarët. Cristiano ishte i pari që besoi në këtë marrëveshje, i pari që e nisi këtë. Ai zgjodhi Juventusin”
“Kur ne e kuptuam se mund të shfrytëzojmë këtë mundësi, aksionarët pranuan për të mbështetur klubin. Unë insistova, ishte një performancë e shkëlqyer ekipore”
“E gjitha filloi kur ne nisëm negociatat për Cancelon, i cili ka agjentin e njëjtë me të Ronaldos, Jorge Mendesin”
“Ne dëshirojmë të shprehim kënaqësinë maksimale dhe lumturinë për nënshkrimin me Ronaldon dhe vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit”
“Cristiano është shumë i lumtur për të luajtur në njërin nga klubet më të mëdha në botë. Ai tashmë ka vendosur se ku do të jetoj – në shtëpinë më të bukur në mes të Torinos”
Ronaldo i dha fund nëntë viteve të tij në Santiago Bernabeu duke u largua si golashënuesi më i mirë i tyre./arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...